Monday, February 11, 2008

E R V E H E J A

E R V E H E J A – marrë nga “ Poezia e Bejtexhinjve”; faqe: 174-202
(...poemë me përmbajtje morale ku ngrihen larte virtytet dhe nderi i femrës)

*

E R V E H E J A

Pa dëgjoni një përrallë
T’atyre motëvet parë.
Të vërtetë po të rrallë,
Për punëra që kanë ngjarë.

Në shkonje kopsht shkruar,
Si ngjau pun’e Ervehesë.
I urti dyke kënduar
Prej përrallësë merr pjesë.

Erveheja që një grua,
Qe s’kish shoqe ato ditë,
Vashës’e si u martua,
Posi hëna kur jep dritë.

Me bukuri, me ment shumë,
Fort një zonjë e lëvduar,
Me çdo fjal’e me çdo punë
Burrën’e kishte nderuar.

Burr’i saj e dontë shumë,
Sa s’e duaj vetëhenë.
Gjithënjë thash lumi unë,
Që kam grua Ervehenë.

I ra puna të largohej,
Dërgoj e thirri vëllane.
Tha: “Vëlla, ty të besohem,
Të lë shtëpin’e gruanë.


Të m’a kesh kujdes shtëpinë,
Të shikojsh gruanë t’ime,
T’ia dëftejsh vëllazërine,
Të mos m’i lipsetë qime.

Në qafë si gur mulliri,
Të m’i gjendesh natë ditë,
Peshezën’e xhevahiri
Të m’a kesh si të sytë.

Se mu kshtu me ra puna,
Që të marr udhën të gjatë.
Ty vëlla, besë të zuna,
Të m’i gjendesh dit’e natë...”

Vëllaj përsipër ja mori
Punërat’ e Ervehesë.
Tha: ,, Po të them un’ i gjori,
S’te jam vëlla i pa besë.

Po shko, mos ja kij mendinë,
Se un’ çdo që t’i lipsetë,
Ashtu shprej mbes Perëndinë,
Më mire se të jesh vetë.

Dh’ati çurk’ i venë lotte,
Nga zemërë mpsherëtiti;
Përsëri kthehet’ i thotë,
Përsëri e porositi.

Dorën’ i mer duke qarë,
,,Në dore t’a lë shtëpinë”
Tha, dh’arth koha të ndarë,
S’munt të mbahej ngashërinë.

Përsëri vëllaj i thotë:
,,S’lë të metë per Ervehenë”.
Dhe u-qas i fshiu lottë,
Tha: ,,Vëlla, mba vetëhenë”.

Ashtu më s’i mbeti fjalë,
Të vëllanë e pushtoi.
E puth ne sy e në ballë,
Dhe mori udhën e shkoi.

Lott’i fshiu i pushtoi,
Nuk vij me zemra ngrirë,
Se të vëllajt i besoi,
Ervehen’e la t’u mirë.

I vëllaj ne tjatra anë,
Si i la vëllaj shëndenë,
Vuri festën më nj’anë,
Erdhi gjeti Ervehenë:

“ Ervehe, moj jetë gjatë:
Sy bukura, trup argjente,
Un’i mjeri dit’e natë,
Tha, s’të kërrej dot nga menttë.

Sot për sot më erdhi dita,
Po të kujtosh Perëndinë,
Nër këmbë të tua t’a shtritta,
Në daç shkel më nxir shpirtinë.

Eja, bën të math të mire,
Shikomë mua të mjerë.
Qysh duroj me të pa hirë,
E me qas prenë një herë.

Erveheja, kur e dëgjoj,
Këtë fjalë nga kunati.
Me një her’ u-kthye e vështoj,
Ç’ish ndesurë si lugati.

Dhe i thotë: “Qysh kuvëndon,
Qysh i thua vetëhesë,
Tët vëlla fare s’e kujton,
Që dot’i dal i pabesë?

Të t’a punoi ty ndo një mik,
Këtë punë, të vjen mirë?
Do tët vëlla t’a bëjsh armik,
Në këtë fjalë të vdirë?


- Im vëlla, tha i mërguarë,
“Këtë pune s’munt t’a dijë,
Kush ja ka për të treguarë,
Dhe në qoftë që të vijë.

Por eja e mos e meno,
Mos e mërgo këtë punë,
Dhe t’atilla në ment mos shko,
Përsipër të t’a mar unë.”

“- U fort’ e kam menduar
Q’është shumë pun’e ligë.
Dhe meje larg e mërguarë,
Nukë futem n’atë pigë.

T’a bëjsh fët, të them një here,
Kur’ ajo punë të keshë burrë,
Këtë shprim, t’a kesh të prerë,
Përmbi mua të bënetë.

Nuk që jam e martuarë,
Por dhe mos të keshë burrë,
Para nde ment s’e kam shkuarë,
Të bëjë kurvëri kurrë.”



Si e pa dhe i kunati,
Iku dhe prapë s’u-kthye.
Me sy unjur kokë-thati,
Sikur kish plëndës në krye.

Dolli jashtë nga shtëpia,
Mori udhë kaha tregu,
Si pa qe s’i zu mazia,
Përpar’ i dul Qoftëlargu.

Dhe i tha: “ Ç’punë ndërtove,
O more trim i bukurisë?
Punën dot s’e mbarove,
Që më shkon i brengosur?”


“- Mos më pyet se si punova,
Se sa u-mundova unë.
Vetëhenë turpërova,
Edhe dot s’mbarova punë.”

“- Kthehu prap’ tha, dhe thuaj,
Dhe poqë të vatë kotë,
Kanosju, do të paguaj,
S’të lë të gjallë në botë.

Se gratë ashtu e kanë,
Me të keq e me të mirë,
Që të mund t’u qasësh pranë,
Sa me hir dhe me të pahirë.

Dhe në pyet me të vërtetë,
Po e pe që dot s’ju qasë,
Këjo punë do hapetë,
Po vrajë edhe humbasë.”

Kështu e mësoi i Paudhi,
Të mësuarat i ardh në mirë,
Dhe sa-kaqë herë rrudhi,
Si i dejtur e i pirë.

Prap i vatë Ervehesë.
Dhe yu derën e shtëpisë.
Prej Paudhit mori pjesë,
U zu nga të dhelpërisë.

Bot e bot me të luturë
Tha gjithë mendja ç’i polli.
Të gjitha i van humburë,
N’ujrat e ti dot se solli.

“- Mo bistre kthenët i thotë,
Se ç’më godite në ballë,
Po dij që, u’ty në botë
S’kam për të lënë të gjallë.”


Ervehen’ e zemëroi,
Ngriti duartë të dyja.
Të kunanë e munxoi,
“- A të hupte Perëndia.

Thashë se jeshë i urtë,
Njeri me mendje në krye.
Po qenke mendjeshkurtë,
Të lumtë se ç’të ka hie.

Më kanose me të vrarë,
S’ke frikë nga Perëndia.
Se u’jam e qëruarë,
Pa ngreu dil nga shtëpia.”

Me të shpejt’ u-gre e dolli,
Edhe prapë më s’u kthye.
As një fjalë me s’i foli,
Më s’i mbenë ment në krye.

Dolli shau, barbalisi,
Ç’nuk tha për Ervehenë.
Punë të ligë i ngjisi,
Mbë turpe sikur e gjenë.

Të nesërmen me natë,
Ne gjyq qe këlthet e parë,
“- Kurvë dolli ime kunatë,
Tha, më turpëroj vëllanë.

Gjykatësitë urdhëruan,
Vanë e prunë Ervehenë,
Të thotë dh’ajo, i thanë,
Të drejtën t’a rrëfenjë.

Ajo tha: “- S’di ng’ato punë”
Ani të kunat i thanë,
“- Kush që atje kur e zunë,
Të dalën ata që e panë?”


Tha: “- Kam njerës të besuarë,
Që me sy të tyr’ e panë.”
Të cilët’ i pat paguarë,
Dhe si dontej ay thanë.

Këta kur i dëgjuanë,
Dreqëzin s’ua kuptuanë,
Për të drejtë i kuptuanë,
Zakon e kanun kënduanë.

Që thosh: “ Gruaqë ka burrë,
Kurvë po që të zihet,
T’a mbulonjënë me gurë,
Ky mundim për të duhetë.”

Këtë funt gjyqit i thanë,
Kështu mundimnë ja prenë.
“- Merreni taninë,” thanë,
Për të mjerën’ Ervehenë.

Jashtë në një brek e suallë,
Thirrë botën’ anë e mb’anë.
Në këmb’ e ngrennë të gjallë,
Në qipi gur e mbuluanë.

Hyri djelli, ret’ i verdhi,
“Vdiq tani!” gjithë thanë.
Njeriu keq nuk i erdhi,
Vetëm iknë e lanë.

Vetëm po rrin dhe rënkon,
Atje gjer sa u bë natë.
u-ndoth një bujar atje shkon
dëgjon një rënkim të gjatë.

Një kali ja kish hipur,
Edhe shkon posi sqifteri,
Tek vjen para togut gurë,
Dëgjon që rënkon një njeri.


Ku e pa parpar’ u-habit,
Edhe vate me të shpejtë.
Tha: “ Këtë njeri, do t’a qit,
T’a shoh vallë ç’do të jetë?”

Ervehenë kur e qiti,
Ngaha gjithë ata gurë.
Me shumë mundim e ngriti,
Ish ne gjakëra mbyturë.

Edhe qëndroi e pyeti,
“Me gurë pse të mbuluanë?”
Të këqijat ja dëftejti
Një nga një sikur q’i ngjanë.

Bujarit, kur e dëgjoi,
Dhembje në zemre i pruri,
Dhe shpejt e mori e shkoi,
Në shtëpi të ti e shpuri.

Në shtëpi të ti e shpuri,
Me shpejtë q’atë natë.
Gjithë plagëtë ja zuri,
Ju pakësuanë dhembjetë.

Dhe e shoqja ja priti,
Me një qint lloi të mira.
I lau gjakratë, ndriti,
E bëri posi pasqira.

Mori shëndet, u shërua,
Ashtu sindëkur që duhej.
Përsëri, u zbukurua,
Sa që dot me gojë s’thuhej.

Kaq fort u-zbukurua,
Më mirë se ç’që më parë
Sa bujari u-çartua,
Dashuria e muar zvarë.


Një dit’ i lutet i thotë;
“ - Nuk vjen të martohemi,
T’ëmbëlë të shkojmë jetë,
Sa të rrojmë dhe të jemi.”

Ajo përgjigjet, i thotë:
“ – S’kam bërë të ligë kurrë,
Ishte turp në gjithë botë,
Që të marr burrë mbi burrë.

Këtë turpe mos ma duaj,
Eja kujto Perëndinë.
Këtë fjalë mos ma thuaj,
Të kesh ndër ner njerëzinë.

Mua shpirtin ma shpëtove,
Prej atij togut me gurë.
Për natë jetë ndërtove,
Të gjer’ e të madhe urë.

Mua shpirtin ma shpëtove,
Dhe gëzove shpirtin tënt.
Nderinë tënt e lartove,
S’të bjë ta flaç atë kuvënt.

Nga Zoti eshte ta diç,
S’ta humbë atë të mirë.
Ti vetëhenë mos ta priç,
Me këtë fjala të ndirë ...”

Bujari ku i dëgjoi,
Një nga një gjith’ato fjalë.
Frikën e Zotit kujtoj,
Në gjyq të ti dalë.

Ani i thotë Ervehesë:
“ – Falumu e lutmu për djalë,
Ti që paske kaqë besë,
Perëndia të ma falë.”


Kish një djalë të mirë,
Dit’ nat’ i gëzonen.
Të vetëm të parriturë,
Pa porositë Ervehenë.

Na kisha dhe një shërbëtuar,
Për punërat të shtëpisë.
Në sy dukej qeshëtar,
Po nga zemra qenkaj pisë.

Ky na i thotë një ditë:
“ – Ervehe, moj e mjerë,
Të puth këmbëtë dhe sytë,
As po me shiko një herë.”

Erveheja kur e dëgjoi,
I tha: “ Shporru, hiqu mejet,
Se tën yotit mos i dëftoj,
Pa të dalë buka ngojet.”

Shërbëtori u zemërua
Nga fjalët’ e Ervehesë.
“Këtë t’a humbas, tha, dua
Me çdo punë të pabesë.”

Të keqë të madhe shumë,
Vuri re ment dhe e bëri.
U ngre natënë në gjumë,
Djalën’ e të zot e therri.

Thikënë me gjak e leu,
Ndënë shtrat të Ervehesë.
Nga dalëzë vat’ e fshehu,
Që asaj barra t’i mbesë.

Në mëngjes po qe u ngrenë,
Djalënë e vështruanë.
Po kur therë e gjenë,
“ – Ja more ku je!” thirë, thanë.


“ – Ç’e keq’ e madhe na gjeti,
Vallë qysh do ta durojmë?
Tashti shprim nuk na mbeti,
Jetën qysh do ta shkojmë?”

Qëndruan’ e thirr’ Ervehenë,
Thirrë dhe shërbëtuarë.
Edhe dyk’e qar’ pyetnë,
“ – Djalënë kush na e ka vrarë?”

Shërbëtori me të çpejtë
Thirri, klithi: “ – Të kërkojmë,
Kjo punë të gjëndet,
Të ligënë t’a zbulojmë”.

Vatë dhe sikur kërkoi,
Edhe thiri ulëriti,
Shtratinë tek ja zbuloi,
Thikën me gjak e qiti.

Vrap u kthye me një herë,
Me rrëmbim prej Ervehesë.
U bë gati për të prerë
Dhe tha: “ – Moj bushtr’ e pabesë!”

Erveheja zuri e qan,
Lott’ i vanë pika pika.
“ – Zot kre në shesh atë q’i ban,
Tha, këta punë të liga.”

Dhe bujari me të shpejtë,
E ndaloi shërbëtuarë.
“ – Pa të shohmë çdo të thotë,
Mos u ngutni për të vrarë”.

Dhe u kthyer prej Ervehesë:
“ Ç’pate fezeza kopile,
Kshu, dalën me të pabesë?
Derën t’ime pse ma bille?


Faj pate qe të shpëtova?
Prej asaj vdekje mbë fill?
Dhe të mora, të nderova,
Të na bëjsh zemrën thëngill?”

Erveheja nisi me lot,
Edhe me shumë të qarë:
“ – Zgjidhe mirë tin’o imzot,
Djalën u nuk’ e kam vrarë.

Hoqa gjithë ato valë,
Nderinë mos ta humbisnja?
Taninë po no një fjaalë,
Djalërinë pse do ta vrisnja?

Po Zot i Math i dëftoftë,
Kush e punoj këtë punë.
N’atë jetë m’u gjykoftë,
I ndrithte si dridhem unë.”

Dh’ ay fjalës i besoj,
Dhe tha: “ – Po për lot, që derdhi,
Më mirë mos t’a mundoj,
Për të para keqq më erdhi.”

Eme që djali ju therr,
Tha: “ – Kjo punë s’ka të gjarë.
As mua mendja s’ma merr,
Që këjo t’a ketë vrarë.

Edhe të mos t’a mundojmë,
Po s’i mbeti këndiparë.
Edhe neve t’a lëshojmë,
E t’i themi udh’ e mbarë.”

Dhe ata që iu vra djali,
Më s’i foli Ervehe’së.
Katërqint florinj i fali,
Dhe i tha: “ T’i bëra pjesë.


Nga zemra të mos na kresh,
Qënkej i zi fati jonë.
Të ndahesh kështu prej nesh,
Po na kujto gjithëmonë.”

Ervehe’ja mpsherëtiti,
Dhe tha: “ Ç’na punoj armiku!”
Duart mbi Zonë i ngriti,
Mbushi sytë lot dhe iku.

S’di se nga të bëj e mjera,
Dhe ecën duke menduarë.
Tha: “ Ku të më hedhë era,
Një udhë kam për ta marrë.”

Mori udhën anë deti,
Dhe po mendon të keqenë.
Kur sheh mb’anë një qyteti
Njerës që po mblidhenë.

Ngjatin kryet e vështojnë,
Tha: “ Ç’vështojnë këtu vallë?”
Kur sheh një njëri shikojnë,
Të vrerë, por edh’i gjallë.

Edhe Erveheja pyeti,
“ – Këtu këta që mundojnë,
Si çfaj përsipër i mbeti,
Sa duanë që t’a lëshojnë?”

I thanë, ky që mundojnë,
“ – Hëngri nga ark’e mbretit,
Katërqint florinj kërkojnë
Nga të dhënat e qytetit.”

Erveheja me një herë,
Katërqint florinj pagoj.
Dhe njerinë që që vjerë,
Nga litari e lëshoj.

Florinjtë posa pagoi,
Dhe njerinë e lëshuanë.
Mori udhën dhe shkoi,
Iku edhe më s’e panë.

Njeriu që u lëshua
Tha: “ – U nga e gjeta hirë?”
Edhe qëndroj u mendua,
“Kush ma bëri këtë të mirë?

Morë shokë as më thoni,
Vallë kush më lëshoj mua.
Ku vete, as më dëfteni,
Burrë ish vall’a po grua?

Mua e mira më gjeti,
Që më shpëtoj kryetë.
Tani bara të u mbeti,
Që t’i lidhem rop për jetë.”

I thua: “Ajo që grua,
Që florinjtë nëmëroj.
Dhe nga iku, u mërgua,
S’e vum re, s’dimë nga shkoi?”

Dhe ky u nis duke pyetë,
“ Do vetë të gjenj njerinë.
Që më shpëtoj, tha, kryetë,
Dhe t’i bënem rop’i tinë.”

U sul edhe rrahu dhenë,
Po kur atje anë deti,
Atë vetë Ervehenë,
Si ç’ja treguan e gjeti.

Në një vapa, në djellë,
Kryet mpshteturë mbë dorë.
Mpsherëtin’ e vështon qjellë,
Si fatkeqe, si e gjorë.


Ky vatë i ndenji pranë,
Edhe i tha me një herë:
“ – Ti më shpëtove, më thanë,
Dh’ u t’u bëshë rop i blerë.”

Pa i tha dhe erveheja,
“ – Ikë, hajde në uratë.
Nuk është ashtu përseja
Që nëmërova paratë.

U paratë që pagova
Në arkë të mbretërisë;
Ty, o shpirt nukë t’i hova,
Po për hirë të Perëndisë.

Kushdo që të kish ndesurë,
Në një të këtillë punë,
Ja keshë për të dhënurë,
Prej teje s’dua gjë unë.”

Përsëri kthehet’ i thotë:
“ – E mira, që bëre mua,
U duk në të gjithë botë,
Por edhe një punë dua:

Ti që më shpëtove mua,
Andaj nga s’shpëtoje kurrë,
Në dashtë Zoti si thua,
Dua të më març dhe burrë.”

“ – Ik’ ashtu pash Perëndinë ,
Tha, ç’e kjo fjal’e pështirë.
Kam burrë nuk si tinë,
Po të urte dhe të mirë.”

“ – E pse u t’u duksh’i marrë:
Dhe fjala im’ e pështirë?
Ti prej meje s’ke të ndarë,
Të marr dhe me pahirë!”


“ – Vërtet, qenëke i marrë,
Dhe të lënëkanë mënttë.
Zot’ i math i lavdëruarë,
I arthtë keq e t’i dhëntë.”

Ky me zemërim të shumë
U derth poshtë limani.
Shpejt, sa mezi mirte frymë,
I thiri njëj kapedani.

I thotë: “ – Eja përpjetë,
Këtu spar të një grave,
Së u kam, në të lipsetë,
Për të shiturë një skllave.

Së ajo s’është për mua,
Se më duhen paratë,
Një mijë florinj të dua,
Për ty të velën një natë.”

Dhe kapedani i thotë:
“ – Më përpara t’a shikojmë,
Si është zakon në botë,
Pa të rrimë ta çëmojmë.”

Vate e pa, i pëlqeu,
Dhe s’i tha, se isht’ e shtrinjtë.
As fjalë tjatrë këmbeu,
Por i nëmëroj florinjtë.

Pastaj tha: “ – Qenëka femrë,
Që sado të keshë thënë,
Kaqë më hyri në zemrë,
Të gjitha t’i keshë dhënë.”

Si e pa dhe Erveheja,
Që robi si skllav’ e shiti.
Nukë ju desh vetëheja,
Të vritesh mendon, dhe s’priti.


Njëherësh në det këceu,
Po në fund, ujët e ngriti,
Kapedani e kërreu,
Se din not, ra pas, e qiti.

Prej dy krahëvete zunë,
Me pahir e rrëmbyenë,
Brenda në anit’ e shpunë,
Të mjerënë Ervehe’në.

Ashtu me shumë llazure,
Nde anit’ e këcyenë,
Ania hapi pëlhurë,
Me një herë mori denë.

Q’atë natë kapedani,
Zuri drodhi mustaqenë,
Po që dolli nga limani,
Don të rrij me Ervehe’në.

Në kamare e mbëlliti,
Me të shpejta q’atë natë,
Ervehe’ja ulëriti,
Deti si mal hith valatë.

Yot’ i jetës vu tufanë,
Dita u’nxi u bë pisë,
“Çe ky rrebeshë!” thirre, thanë
Gjithë njërest’ e anisë.

U mblodhë me një herë,
Dhe kapedanit i thanë
Të gjith’ i vanë ndë derë,
Ervehen’ e shpëtuanë.

“Këjo punë mos bëjetë,
Skllavën, thanë mos e ngasë,
Prej neve të paguahet,
As një fjalë mos t’i flasë!”


I dhanë edhe paratë,
Punën e siguruanë,
Po, kur erdhi tjatra natë,
Që të gjithë u penduanë.

Nga ajo pun’ a kthyenë,
Nukë ndeshnë faqebardhë,
Por e deshnë Ervehe’ në,
Ta mirne gjithë me radhë.

Po Zoti dërgoj furtunë
Të madh’ e gjithë sa qenë,
I rrëmbeu dhe u mbynë,
Shpëtoj gjen’ e Ervehe’në.

Valatë që ngrinte deti
Anijen e rrëmbyenë,
Edhe prapë një qyteti,
Mbe një step e këcyenë.

Ish një qytet i bukurë,
Kish dhe pallatë në krie,
T[ mbretit goditurë,
Q’epninë të madhe hie.

Ervehe’ja u mendua,
Fytyrën’ të ndëron deshi,
Se kudo ndeshi si grua,
Petka të njëj të mirë veshi.

Kësulë tirq, gunë veshi,
Si shërbëtuar i falurë,
Dhe pafka të gurta ngjeshi,
Sup me sup leshrat hedhurë.

Mblodhi gjenë e ormisi,
Të mos i bënesh rremullë,
Ergjent e ar nasqirisi,
Dhe prej mbretit mori ullë.


Edhe vati me një herë,
Edhe i thot mbretit;
“Një anij’ është thyarë,
Atje në anët të detit.”

Edhe mbreti urdhëroi;
“Ky njeri i Perëndisë,
edhe ndë radhua e shkroi,
të jet’ i zot’ i anisë.”

“ Të zgjedhë një vent të mirë,
Të ndenjuritë ta ketë,
Kshtu e ka prej meje hirë,
Ku që ti pëlqejnë vetë.”

Ashtu dh’ asaj i pëlqeu
Një kopshe mb’anë qytetit,
Shtëpi të vogëlë ngrehu,
Ashtu pas urdhrit mbretit.

Dhe vetëmë, si i mirë,
Rrij e falej e urontej,
Gjeti dhe nga Zoti hirë.
Sy sëmuret’ i shërontej.

Me barra që vij kujdesë,
Ndë kopsh’i mblodh e qërontej
E i nxirtej dhe në vesë,
Pa i mirtej i ndërtontej.

Të vërbuarë shëronenë,
Emri i dul mbë gjith’anë,
Qyteta i gëzonenë,
I madh i vogël’ e duanë.

U sëmur dhe mbreti,
Ndë këmbë dot nukë ngrihej,
U plak, jetë me s’i mbeti,
S’ish punë të përtëritej.


Grishi gjithë parësinë;
“Un’ tha, s’kam as djal, as vashë.
Juve, ta zgjithni taninë,
Mbërenë vetë, ua lashë.”

Dh’ata një ngojesh i thonë,
“Duam’ay i miri kopshtit
Pas teje të mbretëronjë
M’uratë tënd’ e të Zotit.”

“Tani, tha vdes i gëzuarë,
Për atë njeri që zgjothtë,
Dhe meje qoft i uruarë,
I Madhi Zot ua bekoftë.”

Mbreti vdiq dhe e ngritnë,
Edhe ngaha tjatrë anë,
Ervehe’ne fron e hipnë,
“Na rruanë mbreti!” thanë.

Ajo posa hipi në fron,
Nome të bukura vuri.
Edhe mbretrin e shëron,
Të mira e gaze pruri.

Edhe një ditë nga dittë,
Ka zbriturë nga qyteti.
Që menatë ndaj të gdhitë
Ndë kopsht të saj deti.

Po kur sheh njerës të huaj,
Që po dalenë në shkallë,
Japo dhe miqtë që duall;
Në fund pas atyre duallë.

I shoqi me të kunanë,
Bujari me shërbëtorë.
Bashkë m’atë Varavanë,
Q’e shpetoj n’dek që varë.


Burri me bujari miqtë,
Ishnë fort të brengosurë,
Dhe të tre ata të liqtë,
Hiqeshin’ me sy lidhurë.

Muarrë përpjetë qytetit,
Dhe dyke pyeturë venë.
Ndë pallatet në mbëretit,
Duan të shohin mbërenë.

Ervehe’ja mbë tjatr’anë,
Ndë pallatet me një herë,
Posa vate dhe i thanë:
“ Të sëmurë erdhë në derë.”

U tha:”- Merni e i shpini,
Atje në sallë të gjërë,
Dhe parësinë thërisni,
Të mblidhen si kurdo herë!”

Dhe me nj’anë po mendohej,
Qysh burrëthin’e dashurë.
Ta bëjne që të gëzohej,
Që ish tretur’ e humburë.

Vatë në sall’ u tha:”- Ç’doni?”
“- Ne erdhëm për të shëruarë!”
“- Përpara duhet, të thoni,
Faj e mkat ç’keni punuarë.

Se uratatë e mia,
Po s’qëruatë zemrënë,
Nukë m’i pret Perëndia,
As barëratë më zënë!”

Thotë burr’ i saj më parë.
“- Vëllaj im që m’u verbua.
Dit’e natë më të qarë,
Ngaja gjeti nga një grua.


Unë jam i martuarë,
Dhe pata të tillë grua,
T’urtë, të bukur, të qëruarë,
Sa gjithë bota, për mua.

Ervehe’ja thoshn’ emrinë,
Shpirti im ndë shpirt t’asaj.
Tash q’e humba të mjerënë,
Të gjall’ e pa shpirt më quaj.

Me ra puna të largohem,
Dërgova thirra vëllanë,
Edhe ati i besohem,
Shtëpin’ime dhe gruanë.

Nuke di si gjati puna,
Ajo me gjith’atë frikë,
Z’di se si ju punua dhuna,
Që thanë se dual e ligë.

Kuverna që ruan zakone,
Këtë punë kur ja dhanë,
Qëndroj e hapi kanone,
Dhe gjall me gur’ e mbuluanë.

T’im vellaj i erdhi vdekja,
Këtë punë kur ja dhanë,
Ashtu e gjeti e keqja,
Njëment i dalënë sitë.

Fjalënë kur ma suallë,
Në shtëpi prapë u kthyeçe,
Gjithë njerëstë më duallë,
Gruanë time s’e gjeçe.

Unë kështu e marr me ment,
Q’ajo ish e qëruarë,
Edhe s’ka vent ay kuvent,
As e kam të besuarë.”


Foli dhe mbeti vetë;
“- Kjo pune s’gjan e besuarë,
Ndryshe qysh do të jetë,
Dh’yt vëlla s’ka të shëruarë.”

Thotë dh’i kunati vetë:
“- Sa të rrenj kështu i vërbuarë,
Do t’a them me të vërtetë,
Punënë se si ka ngjarë.

Unë me qafë i rashë,
Të bënim punë të ligë,
J’u luta ç’nuk i thashë.
Dot s’e futa ndë’atë pigë.

Unë dolla i pabesë,
I ngjiza t’atillë punë,
Ndë mest të gjykatoresë,
Si kur mbë turpë e zunë.

Kjo është e drejta e mbëret,
Punë të keqe punova,
Dhe gjaku i saj thëret,
Pa tha Zoti u vërbova.”

I vëllaj, kur e ndëgjoi,
Punënë se si kish ngjarë,
Të dy sytë lot i mbuloi,
Edhe nisi dyke qarë.

Edhe i thotë mbëretit;
“- Bëmë gjykim të vërtetë,
Vëllajt t’im të pabesit
As më lë t’i pres kryetë.”

Mbreti i tha: “ Bën durim,
Ashtu posi shpirdëlirë!
Keq për keq të bëjsh s’ka fitim,
As kjo punë s’është e mirë.”


Mos rri e qaj për një grua,
Mos kërko të vraç vëllanë,
S’të vjjen kej që u verbua;
Mjaft sa vuan gjer m’sot i janë.

Tash që foli të vërtetë,
Unë s’e shof për të vrarë,
Po fai t’i dhuronetë,
Dhe e kam për të shëruarë.

Dhe ti pranë meje dua,
Nga sa vasha që të jetë,
Të zgjethë një të ta ap grua,
Që ta shkojnë ervehe’në.”

“ Mua grua s’më duhetë,
Tjetrë veç Ervehesë,
Sa të rronj ndë këtë jetë,
Tha s’dua tjatrë mertesë!”

Prapë foli duke qarë,
Zuri n’gojë Ervehe’në;
“Un’ndë jetë këndiparë
Nuk e dua vetëhenë.”

Tha, këtë do ta shkonj
Kështu më shumë hidhërime.
Pa do Zoti e e bashkonj
Në Parajs Ervehen t’ime.”

Dhe sysh çurk’ i rudhë lottë,
Zemrët valë ngashërime,
Fjalë tjatrë dot me s’thotë,
Për veç “ Erveheja ime ”.

Mbëret zemra ju zbërthye,
Fjalënë me s’desh t’a ngjasë.
Dhe nga bujari u kthye,
Zuri dhe ati t’i flasë:


“- Edhe ti kështu duhetë,
Të drejtën për shërbëtuarë,
Ta thuash të mos menohetë,
Ndë e ke për të shëruarë!”

Nisi shërbëtori vetë;
“- Punënë e Ervehesë,
Do t’a them me të vërtetë,
Qysh ju bëshë i pabesë.

Disa ditë prapa rashë,
Të bënim të ligë punë.
Po më shporri, edhe thashë,
Këtë do t’a vdier unë.

Natënë në gjum u ngreçe,
Djalën e tenzot e thera.
Ate, që kërkova, gjeçe,
Ajo s’pati faj e mjera.

Thikënë me gjak e leva,
Edhe që t’ja bëjë barrë
Ndënë shtrat vajta ja fsheva,
Thashë, tani e gjen varrë.

U qeçe me ment të mia,
Qoftë-lark ashtu më vuri,
Më vërboi Perëndia,
E drejt’ e saj më zuri.

Bujari posa dëgjoi,
Djalënë kush ia kish vrarë,
Hapi sytë dhe s’duroi,
Zuri të vrit shërbëtuarë.

Mbëreti bujar’ e ndali,
Tha: “- Dhe këtë do ta shëronj,
Me qenë që drejtë foli,
Edhe të vërbrë, nuk’ e dbenj”.


Dh’aj q’u lëshua nga litari,
Tha: “- Mbret, t’u riçinë ditë,
Ndigjo ç’punova i marri,
Pa më mori Zoti sytë”.

Sumim keshë me mbërenë,
Katërqint florinj i doje,
Dhe kërkova, rraha dhenë,
Kush m’i ip që të shpëtoje?

Më muarrë me një herë,
Për krahëvet dhe vuarë,
Shpresën’ e keshe të prerë,
Që s’keshe të shpëtuarë.

Sapo tek na shkon një grua,
Papandehur atë ditë,
Dhe ndjesë bëri për mua,
Dha të katërqint florinjtë.

Edhe un’posa shpëtova,
Ngaha duart e mbëretit,
Gruanë vajta kërkova,
E gjeta nd’anë të detit.

Dhe i thashë me një herë,
Ti që më shpëtove mua,
Dhe t’u bëshë rob i blerë,
Eja të të mar dhe grua.

P’ajo qenkej e martuarë,
Dhe më tha, që u’kam burrë,
Po të heqesh mërguarë,
Dhe të mos të të shoh kurrë.

Si e pashë që lathita,
E me s’dita së ç’punova.
Njej kapedani ja shita,
Të mirënë ja harrova.


Nukë duroj Perëndia,
Po urdhroj që atë ditë,
Ngaha mëkatet’ e mia,
Njëment më dalenë sitë”.

Gjitha rrethi, kur ndigjuanë,
Ç’punoj, thënë mos i qoftë;
“ – A të raft e të pikoftë!”

Dhe Mbëreti me të çpejtë,
Tha: “- Këta z’duanë munduarë,
Me qenë që folën drejtë,
U’i kam për të shëruarë”.

Ashtu barërat’ u a ndërtoj,
U këndoj edhe uratë,
Të treve syt’u’a shëroj,
U dha dhe nga një dhuratë.

Pastaj burrën e vështroi,
Dhe rrëke i vanë lottë.
Edhe u hodh e pushoi,
“Ervehe’ja un!” i thotë.


Edhe ashtu pushtuarë,
Qanë sa u ç’mallëngjyenë,
Që qenë të dëshëruarë,
Pastaj gëzuar’ u xberthyenë.

Dh’e veshi e bëri mbëret,
Nukë njihtej vetëhenë,
“Vdekur erdha n’Parajs vërtet!”
Tha, “ dhe e gjeta Ervehenë!”

Fol’ dhe bujarit si bije,
Që ka dëshëruarë t’anë,
“Shkruaj dhe sat shoqe të vijë,
Dua dh’atë ta kem nënë.



Ti je ay që më qiti,
Prej ati togut me gurë.
Dhe jot shoqe që më priti,
Nuk’ u largonj mejet kurrë!”

I shoqi kur e ndëgjoi,
Bujari q’e pat shpëtuarë,
U hoth bujarr’e pushtoi,
E përgëzoj duke qarë.

Nda sallë ata që qenë,
Këto punë kur i panë,
Të habitur gjithë mbenë,
Dhe lavduanë Zon’ e thanë:

“ – Sa të çuditme punë:
Që pam’ në me sy këtunë,
Kështu e drejta mbretëron,
Lum ay njëri që duron!

Dh’ e vërteta kur thuhetë,
Ndjenetë dhe çpaguhetë.
Lavdi paç i Madhi Zot!
Madhje që dëfteve sot! ...”

MEHMET QAMI e kujtoj
Përrallën e Ervehe’së,
Tri pjesë ay i shkroi,
HODO KASTRIT’i një pjesë.

Mbë në funt ndjesë kërkojnë,
Prej kujdo që t’a këndonjë,
Edhe kthenen e urojnë,
“Zoti mos t’a turpërojë!”

Muhammet Çami e shkroi,
Hodo Kastra e mbaroi,
Vreto’ja nder ment e shkoi,
Fjalët e huaja j’a qëroi.


At’ i dashurë MEHMET’i,
Q’e shkroi Shqip të parën herë.
Dhe doret shënim na mbeti,
Qoft’e ndritur e i ndjerë!

Vëllaj HODUA, q’e mbaroi,
Pasta pleqëri të mirë!
Lutetë VRETUA q’e qëroi,
Dhe kërkon pe syresh hirë ...

---

Muhamet KYÇYKU

Njihet edhe me emrin Muhamet Çami dhe u lind në Konispol më 1784. Mësimet e
para i mori në shkollën fetare të fshatit, kurse njëmbëdhjetë vjet të tjera
studioi në Kairo.
U kthye pastaj ne Konispol, në vendlindjen e tij, ku shërbeu si hoxhë tërë
jetën. Gjatë kësaj kohe njihet edhe aktiviteti letrar i tij: bëri
përshtatjen shqip të veprave të letërsisë së Lindjes si dhe shkroi edhe
vjersha origjinale.
Vepra e tij “Erveheja” , e botuar me ndryshime më 1888 nga J.Vretoja,
konsiderohej deri vonë e vetmja vepër e tij. Kërkimet e mëvonshme të
krijimtarise së tij e nxorën shumë të frytshëm dhe prodhimtar.
E ka kultivuar me sukses poemen si krijim letrar, me permbajtje morale duke
i ngre lartë virtytet dhe nderin e femrës, te “Erveheja”, apo të mashkullit,
te “Jusufi dhe Zelihaja”.
Te vjersha e gjatë “Gurbetlitë” trajton temen e kurbetit; te “Bekriu”
mallkon verën dhe rakinë dhe qeflinjtë e tyre, pas normave fetare e
moralizuese.
Vepra e tij kapë rreth 4000 vargje.
Vdiq më 1844

No comments: